Celebrating life stories...

Memories

 

Memorial created 01-1-2008 by
Medija Vraniqi
Valona Vraniqi
March 2 1980 - December 31 2005

Valona From all of us as a family, we treasured you, we loved you, and we will truly miss you. We understand that God had other plans for her. He needed her to be his angel and to serve Him. We appreciate the time we had with her; she will be missed by all who knew and loved her. She was always an outgoing, athletic, kind hearted person, whose contagious laughter and smile lit up any room. Valona was a loving young lady, who devoted her life to helping others and was always there for her family and friends. As parents we did our best to raise a child that would do the best in her life and she did just that and even exceeded our hopes. As siblings we gave so much love and she gave back uncondotial; we will never forget each special moment we shared. She made all people around her feel good about themselves because she saw the best in all us. Valona your unconditional love and open-mindedness was truly a gift from God. We learned so much from you, especially, from your passionate approach to life. You had a special way of expressing yourself with such beauty and grace. We all wish we had more time with you, but we thank God everyday for the time we did spend with you. You will always be in our hearts. The Vraniqi Family

 

Ne lendinen e qetesis
 
Paharruar ne zemrat tona Valone
mbetesh perjetesisht.....pergjithmone
ne tendin largim si nje meteor
mami kete varg po ta le kuror

Kalova 5 vite malet e dhembjes me ty per dore
Dallge mbi dallge ne oqean
Bjeshkeve therrisja ndjere fajtore...
...Oh...oh...
te vetmen mundesi qe nena, bijez...
.... me ty dot se ndan!
Ti me thirre cdo cast neteve nder yje
te kerkoja dhe zerin ta degjoja si feshferime
Parfum lulesh endrrave kaq here me solle
dhe zgjimi im behej nje pshehretim

Nene isha dhe me Ty buzeqeshja qiellore,
Nga dhembjet me bere te flas me Perendine
mbas pese vite o Engjell qiellor
me ule keshtu perseri ne jete mbi nje Lendine
ashtu te dyja zene per dore
ti shpirt i im me njohe sot me qetesine

Lendina jone bijez e paharruar Valon
ka syt e Tu te motres dhe vellait tend
ka qeshjen tende, si reze dielli mrekulli
dhe me sjell kaq force ne shpirt
Kjo Lendine quhet Jete Qetesi
qe ka rrahje te gjalla zemre
...dhe , dhembje me nuk njeh, nuk qan
Ndjej bijeza ime ...
... qe kete ndjeje ma solle nga Qielli Ti
E ka emrin Adrian!

Medije Vraniqi

 
 
 
 
Dedikuar bijës time Valona Vraniqi

Erdhe në jetën time si një engjëll me atë fytyrë të vogël, erdhe dhe u bëre motiv i jetës sime, dhurata më e bukur që mora nga Zoti, shkaku i lumturisë sime.
Harrova gjithçka harrova çdo dhimbje që ndjeja kaq larg në mërgim, larg të dashurve që më lindën e më rritën, larg mikeve dhe Prizrenit tim. Mjaftonte një buzëqeshja e jotja dhe unë bëhesha me krahë, më e lumtur se kurrë.
Kalonin ditët njëra pas tjetrës, e ti rriteshe e ndryshoje çdo ditë pamjen tënde që po bëhej një bukuri e rrallë, me pasionet e dëshirat e tua. Me ju, fëmijët e mi, dashuritë e mija po ndihesha e plotësuar në shpirt tek më gezonit ditët e mija dhe atit tuaj, me rritjen, mbarëvajtjen dhe edukatën tuaj kudo.
Oh bijë, oh Valonë, këtë letër nëna ta dërgon ty, këtë libër nëna ta dedikon ty. E di që më je pranë dhe më shikon herë me mall e herë me trishtim kur lotin tim netëve pa fund e fshijnë flladet e agimeve. Unë agimet i pres me ty, duke soditur yjet në qiell të më shfaqesh TI… Duke mërmeritur nën buzë shpirt vrarë: Sot ku je?... Pse nuk më je pranë, të më lumturosh ashtu dhe pak, si dikur që kokën në gji ma mbështësje dhe më flisje për ëndrrat e tua.
Fati u tregua i pamëshirshëm me ty, ishe tepër e re për të të marre vdekja, ishe vetëm 25 pranvera.
Nuk arrite të realizosh tërë ato ëndrra që kishe, nuk arrite të bëhesh as nuse, as nënë, arrite shumë për atë moshë nga kjo jetë.
Këtë libër ia dedikoj edhe familjes sime Vraniqi.

Më mungon çdo ditë e qeshura, buza jote mbi ballin tim, që s’po shoh gëzimin në sytë e tu, që shihja dikur kur të mbaja në krahë dhe, pikëllimin tënd kur unë largohesha një çast.
Gëzoheshe kur më kishe pranë. Shpirti im a të mungoj vallë unë ty?
Nuk e di… vetëm dëshiroj që me këtë libër të të mbaj të gjallë, me vargjet e thurura veç për ty të ndjesh përkëdheljen dhe dhimbjen time që dua ta ndajmë kështu, bashkë.
Kam mall… Te mori vdekja në atë aksident tragjik. Me mungon zemra ime... Zemra ime, një ditë do të jemi bashkë përsëri! Jeto e lumtur në atë botë dhe me prit TI... Engjëlli im Valona!
 


VETMIA…

Muzgu në petkun e zi,
vjen më rrëmben bashkë me ëndrrat…
e më mban në vetmi
natë e errët, rrugë pa shteg.
Vij aty ku je Ti
Zot, bërtas e çirrem me plot fuqi
ofshama ime arrin deri në agim
e përsëri …ndihem në vetmi.


SIKUR…

Sikur dhimbjen time
yjet e lart ta ndjenin
do të zbritnin poshtë tek unë
e do të më ngushëllonin duke më sjellë
fijen e artë të flokëve të tu
shpesh herë e ndjej gjumit që gushën ma gudulis
duke më thënë me pëshpërimë:
- Mami fli e dashur dhe mos qaj… unë jam këtu…

Pyes Qiellin
në kish parë Re më të bukur të bardhë
Ai edhe më shumë u kaltërua.
Pyeta natën
mos kish parë yll më mahnitës
ajo dhe më shumë u kthjellua.
E hënën e pyeta
ashtu të përgjysmuar si shpirtin tim
a kish qenë kurrë e trishtuar?
Ajo heshti…
Veten time s’e pyeta për asgjë,
…e dija
Një krijesë e tillë,
vallë do të lindë më?
Dhe unë më nuk e takoj…
në këtë botë ti ishe dërguar nga i madhi Zot,
e unë isha ajo me fat që të pata nëpër duar
dhe prapë Ai të ka marrë sot
në Bahçen e Parajsës Ty për ta zbukuruar

 

 

NJË YLL SI TI…

 

 


 

Valë lotësh sjell Valona

          (Valona Vraniqi)

 

Kur lexoj dhimbjen e mamasë sate,

në poezitë e saj plot pikëllim,

përpiqem dhe vetë me forcë

zemrës t’i gjej shpëtim.

  

Në natën e ndërrimit të moteve,

të gëzuarit ngrejnë dolli për urimin,

ndërsa familja Vraniqi e dashur,

thellë në shpirt duhej të mbante trishtimin.

 

Nuk ka rëndësi që nuk e njoha Valonën,

ka mjaftuar qoftë një fotografi,

Me lot, shoqja ime!

Në dhe seç më trete ti.

 

Dhe ato valë lotësh me tërbim,

na e lidhin më shumë shoqërinë,

në zemra të njëra-tjetrës

dhe kur përvjetorë të tjerë vijnë.

 

Maki

Nga Libri

"Gjurmë nëpër flakë"

2010, U.S.A


 
 

 

 

Ne perkujtim te Valones, nga te gjitha ne TEUTAT SHQIPTARE NE BOTE!


****
 
Nga Mardena Kelmendi
 
 

VALONA...Gjithmone mes nesh!


Valona_Valona

Oh sa e bukur kjo poezi Medije moter sa tregon ky varg shpirtin tend optimist per ata qe te rrethojne dhe mbushin shpirtin perseri me jete, ne kujtimin e kesaj dite vertete te dhembeshme.

Te nderuar miq te shtrenjte dhe te mrekullueshem Z Mustaf e znj Medije Vraniqi,

 
Familjes suaj e cila u njoh me nje dhembje vertete te madhe 5 vite e pare ne humbjen e bijes suaj te shtrenjte Valona, e cila ne ate moshe te njome zgjodhi lulishten e Parajses si Engjell ne mbrojtjen e atyre deshirave qe i mbeten pa realizuar...Pra dhe pse kjo dhembje tronditi te gjithe ata qe e njohen Valonen qe dashuronte jeten artin, sportin, kulturen dhe mbi te gjitha familjen e saj te mrekullueshme dhe kaq te forte qe me dashurine dhe zemer bardhesine e tyre munden dhembjen e kesaj humbjeje duke mos harruar asnje cast kujtimin  e Bijes tyre.Valone!

 
Moter Medije me kete poezi ke treguar forcen e nje gruaje dhe nje nene shembull per bijte e tu. Ata qe diten te te rrine prane ne kete dhembje dhe te gezojne shpirtin perseri me jete duke te dhene ne preher kete krijese te bukur Adrianin
 
Ju qofte i perjeteshem kujtimi bijes suaj, ne zemrat tuaja dhe brez pas brezi nipat e mbesat ta kujtojne engjellin Valone.
 
Me respektin e vecante per ju per sa keni ditur te jepni me shpirt ne cdo forme jetes ne emigrazion duke edukuar femije te mrekullueshem duke i dhene gjithshka ceshtjes kombetare me ndihmat humanitetin dhe forcen tuaj edhe pse tronditja per ju ish kaq e madhe, porta e zemeres tuaj eshte e hapur per cdo kend qe ka nevojen dhe ndihmen e pare ne mergim.

 
Paci jetegjatesi te rroni dhe kujtoni Valonen
 
Me nje poezi nga ana ime dedikuar forces suaj familjare dhe ndjesise prinderore qe pesoj kete humbje si ne nje kujtim te vecante e personal Valones antares se vecante te forumit shqiptar teutatshqiptarenebote qe eshte sikur te ishte gjalle nepermjet zerit dhe vargut te poezise  nenes saj Znj Medije Vraniqi

 
********
 

Valona...

 

 

 

Ti je ne mesin e syve te malluar

 

rrahje zemre gjalle e kesaj fryme femerore,

 

ashtu si nje yll i pikturuar

 

ka ngelur pamja jote ne sofren tone miqesore.

 

 

 

Valona qe deshe kaq shume ti jeten

 

dhe shpejt nxitove ne krahet Blu

 

vargjet e nenes tende zemrave tona mbeten,

 

dhe sot mes kesaj dashurie

 

kujtim mbetesh mes nesh ketu.

 

 

 

Ste njoha po syte e tu me folen

 

kur brengen nga larg hodhen dhimbjet e nenes,

 

mergimit sa here keto lot i dolen

 

dhe ne me kete force u beme balle brenges.

 

 

 

Ndaj lerme, te tregoj ende qe te kujtojme

 

te kemi mes nesh si nje kornize bukurie,

 

nipcen Adrian  sot ta pergezojme

 

qe eshte per motren tone dhurate ardhmerie.

 

 

 

Te shohim dhe flasim me Ty...

 

ah... qe nuk pergjigjesh dot

 

kaq kujtime kemi nga humbje te tjera,

 

po per ju flasin teutat neper bote

 

me varg e mall ne kujtim ngahera!

 

 

 

MARDENA KELMENDI,
per Familjen e nderuar Vraniqi ne kujtim te bijes tyre Valona
!


 

 

 

 

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 

 

Previous Page

Please sign the guestbook for Valona by clicking here

This page has been visited 9597 times

 

Honor, cherish and share your loved one's story.

 

About VM    ::    FAQ    ::    Create    ::    Terms of Use    ::    Privacy Policy    ::    Resources    ::    Contact
Copyright (1996-2015) Virtual Memorials Inc. All rights reserved.